Tërmet i fuqishëm godet Turqinë: Dëme të mëdha, vijojnë kërkimet nën rrënoja

by engel

Një tërmet me magnitudë 6.1 ka goditur lagjen Sındırgı të Balıkesirit në Turqi, mbrëmjen e së hënës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë.

Sipas të dhënave të AFAD-it, lëkundja ndodhi në orën 22:48 në një thellësi prej rreth 5.9 kilometrash dhe u ndje gjerësisht në rajonet Marmara dhe Egje.

banner

Provincat e prekura përfshijnë Balıkesir, Izmir, Bursa, Stamboll, Tekirdağ, Kocaeli dhe Sakarya. Mediat turke raportojnë se me zbardhjen e ditës, pasojat e tërmetit u bënë më të dukshme: tre ndërtesa janë shembur plotësisht, ndërsa shumë të tjera kanë pësuar dëmtime të rënda.

Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet nën rrënoja, ndërkohë që deri më tani nuk është raportuar për viktima. Autoritetet janë në gatishmëri për të ndihmuar banorët dhe për të vlerësuar dëmet materiale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy