Klubi anglez, Tottenham Hotspur po shqyrton mundësinë e blerjes së Randal Kolo Muani pas përfundimit të huazimit, nëse sulmuesi francez vazhdon me performanca të shkëlqyera në Londër.
Kolo Muani debutoi si titullar për “Spurs” në fitoren 3-0 ndaj Everton, duke sjellë menjëherë energji dhe freski në repartin sulmues të skuadrës.
24-vjeçari është huazuar nga Paris Saint-Germain për këtë sezon dhe tashmë është integruar plotësisht pas një problemi të vogël me lëndim që e kishte mbajtur jashtë fushës në fillim.
Sulmuesi francez i jep Tottenham një opsion të ri sulmues, duke u larguar paksa nga varësia ndaj Richarlison, i cili do të vlerësohet për të ardhmen e tij në klub gjatë muajve në vijim. Gjithashtu, Dominic Solanke po punon për t’u rikthyer në ekip pas lëndimit, duke shtuar konkurrencën për vendet në sulm.
Nëse Kolo Muani vazhdon me paraqitje të forta, ‘Spurs’ mund të aktivizojë opsionin për ta blerë atë përgjithmonë nga PSG, duke e shndërruar huazimin në një transferim të përhershëm

