Elhaida Dani rrëfim i ndjerë: “Më vinin mesazhe vrasjeje pas lidhjes me Ledianin, po të mos isha lidhur, do ta kisha fituar ‘DWTS’”
Këngëtarja e njohur shqiptare, Elhaida Dani, ka folur për herë të parë për përjetimin e saj pas komenteve negative që mori gjatë pjesëmarrjes në spektaklin “Dancing with the Stars”, ku u përfshi në një lidhje me kërcimtarin profesionist Ledian Agalliu.
Në një intervistë për “The Dalina Show”, Elhaida zbuloi se përveç emocioneve të garës, ajo u përball me një valë të ashpër urrejtjeje në rrjete sociale.
“Më vinin mesazhe të tmerrshme! Mesazhe vrasjeje. Nuk ishte aspak e drejtë të ndodhte ajo gjë. Po të mos isha lidhur në ‘Dancing with the Stars’, do ta kisha fituar,” – rrëfeu artistja.
Elhaida tregoi se kjo periudhë e vështirë e preku emocionalisht, por e ndihmoi të bëhej më e fortë dhe më e vetëdijshme për ndikimin që kanë komentet negative online.

