Kosova fiton ndaj Britanisë së Madhe, synon kualifikimin për Botërorin 2027

by Nexhat

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Britanisë së Madhe, të mërkurën mbrëma në Derby të Anglisë, me rezultat 32:26.

Kosova e ka nisur mirë ndeshjen, duke shënuar golin e parë me Leonard Gegajn, ndërsa vendasit kanë reaguar me një seri prej 5:1.

banner

Pas pesëmbëdhjetë minutash, rezultati është barazuar 5:5, por më pas djemtë e Kosovës kanë kaluar në epërsi dhe e kanë ruajtur deri në fund.

Në pushim, Kosova ka pasur avantazh prej katër golave, 15:11, dhe në pjesën e dytë e ka menaxhuar rezultatin lojën për të fituar me dallim prej gjashtë golash.

Leonard Gegaj ka qenë më i dalluari i Kosovës me nëntë gola, ndërsa Olsi Mulaj dhe Drenit Tahirukaj kanë shënuar nga pesë gola secili. Drilon Tahirukaj dhe Lulzim Shabani kanë shënuar nga katër gola, Muhamet Durmishi dy gola, ndërsa Ardit Tafilaj dhe Lionel Mirdita nga një gol. Te Britania e Madhe, më i dalluari ka qenë Francisco Pereira me pesë gola.

Të dielën, nga ora 17:15, Kosova luan në Prishtinë, ku synon të konfirmojë vendin në raundin e dytë kualifikues për Botërorin 2027

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy