Krasniqi: Nuk munda t’i jap votë kunatës Albulena Haxhiu para Albin Kurtit në vitin 2010 

by Nexhat

Dardan Krasniqi, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka pohuar se Kosovës i duhet emancipim qytetar, derisa ishte duke folur për zhvillimet e fundit politike në vend.

Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ai ka theksuar se në vitin 2010 nuk i kishte dhënë votën Albulena Haxhiut, kunatës së tij, para pjesëtarëve të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje brenda partisë.

banner

I njëjti deklaroi se mendon që vota ka peshë më shumë sesa mund të jetë vetëm numër,

“A beson që unë nga viti 2004 jam në Lëvizjen Vetëvendosje? Nga ’99-ta deri në vitin 2007 kam qenë polic i Kosovës. Në vitin 2010 ka ardhur aktivistja, kunata ime Albulena Haxhiu, në Lëvizjen Vetëvendosje. Unë nuk i kam dhënë votë, sepse kam menduar se vota, përveçse numër, është edhe peshë”.

“Nuk kam mundur ta votoj Albulena Haxhiun para Glauk Konjufcës, para Albin Kurtit, para Liburn Aliut dhe para Salih Zybës, sepse kam vlerësuar që vota duhet të jetë edhe peshë. Edhe sot veproj kështu, sepse mendoj që vota duhet të jetë peshë para se të jetë numër”, tha Krasniqi.

Krasniqi ka shtuar se Haxhiu nuk i ka bërë asnjë proces të dëmshëm Kosovës dhe se, sipas tij, ajo e meritonte më shumë të bëhej kryetare e Kuvendit të Kosovës sesa Dimal Basha.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy