Kryetari i BIK-ut në Kaçanik pret Komandantin e KFOR-it për Rajonin Perëndimor

by informim peje

Kryetari i Bashkësisë Islame në Kaçanik, Fidaim Fazliu, ka pritur sot në takim Komandantin e KFOR-it për Rajonin e Pejës, Kolonel Lorenzo Mangia.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Këshilli i Bashkësisë Islame të Kaçanikut përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

banner

Gjatë takimit, Koloneli Mangia është informuar për komunën e Kaçanikut, për jetën fetare që zhvillohet në këtë komunë, si dhe për raportet e mira e bashkëpunimin e ngushtë që Bashkësia Islame e Kaçanikut ka me institucionet lokale dhe ato qendrore.

Nga ana e tij, Komandanti i KFOR-it italian foli për aktivitetet dhe angazhimet e vazhdueshme të trupave ndërkombëtare në mbështetje të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

Kryetari Fazliu ka shprehur mirënjohjen e tij për kontributin e çmuar që KFOR-i ka dhënë dhe vazhdon të japë në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në vend. Ai ka theksuar se populli i Kosovës ka respekt dhe konsideratë të jashtëzakonshme për misionin e KFOR-it dhe për rolin që ai luan në ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Në fund të takimit, në shenjë respekti dhe miqësie, Kolonel Mangia i ka dhuruar Kryetarit Fazliu një pikturë simbolike me vlerë të veçantë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy