Llapi ndal serinë e fitoreve të Prishtinës, Drenica befason Dritën

by Nexhat

Llapi ka arritur fitore të madhe në derbin e javës së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll, duke e mposhtur liderin e renditjes, Prishtinën.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë u mbyll me fitoren e vendasve, me rezultat 2:1. Ekipi i trajnerit Tahir Batatina tregoi lojë të disiplinuar dhe efektive, duke siguruar tre pikë të rëndësishme pas golave të Edon Zadriut (40’) dhe Alex Gnapit (53’). Prishtina, që vinte pas gjashtë fitoreve rresht, arriti të shënojë vetëm një gol përmes Leotrim Kryeziut (68’). Pas këtij rezultati, Llapi ngjitet në vendin e pestë me 16 pikë, ndërsa Prishtina mbetet lidere me 25 pikë, por tani ka vetëm tre pikë më shumë se Ballkani.

banner

Befasinë e javës e përgatiti Drenica, e cila arriti të mposhtë kampionen në fuqi, Dritën, me rezultat 3:1 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. Drita kaloi e para në epërsi me golin e Albert Dabiqajt (56’), por më pas Drenica reagoi fuqishëm. Ronaldo Chacon ishte heroi i skuadrës vendase me dy gola (64’, 73’), ndërsa Kreshnik Uka (76’) vulosi fitoren e parë të Drenicës pas katër humbjeve rresht. Me këtë fitore, Drenica ngjitet në vendin e gjashtë me 14 pikë, ndërsa Drita mbetet në pozitën e katërt me 17 pikë, aq sa ka edhe Dukagjini.

Ndërkohë, Ferizaj realizoi fitore bindëse ndaj Prishtinës së Re, me rezultat 3:0. Erion Sadriu (22’) hapi serinë e golave, ndërsa në pjesën e dytë shënuan edhe Jakup Berisha (70’) dhe Remzifaik Selmani (90’) për fitoren e merituar të ferizajasve. Pas kësaj fitoreje Ferizaj ngjitet në vendin e tetë me 13 pikë, ndërsa Prishtina e Re mbetet në fund të tabelës me vetëm 7 pikë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy