Siria ka marrë vendim për njohjen e pavarësisë së Kosovës sot në një takim trilateral që u mbajt në Riad të Arabisë Saudite mes Republikës së Kosovës, që u përfaqësua nga presidentja Vjosa Osmani, Republikës Arabe të Sirisë, përfaqësuar nga presidenti Ahmed al-Sharaa, si dhe Mbretëria e Arabisë Saudite si ndërmjetëse, e cila u përfaqësua nga Princi i Kurorës, Muhammed bin Salman Al Saud.
Për këtë ngjarje ka reaguar vetë Damasku përmes Ministrisë së Jashtme, e cila lëshoi një komunikate për media që e postoi në X.
“Republika Arabe e Sirisë njofton njohjen zyrtare të Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, duke u bazuar në besimin e saj të fortë në të drejtën e popujve për të përcaktuar fatin e tyre dhe përkushtimin e saj për të forcuar parimet e paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në botë”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
بيان صادر عن وزارة الخارجية والمغتربين في الجمهورية العربية السورية pic.twitter.com/Tr62i6bSzX
— وزارة الخارجية والمغتربين السورية (@syrianmofaex) October 29, 2025

