Ndodh edhe në Angli! Ekipi i njohur me 10 mungesa sonte në Carabao Cup

by Nexhat

Ngjarjet e pazakonta në botë janë thuajse të përditshme.

Por, diçka e tillë ndodhi së fundmi edhe në Angli, aty ku futbolli është thuajse një perfeksion.

banner

Ekipi elitar i Premierligës, Tottenham është në hall të madh.

Në fakt, Spurs po përballen me mungesa të shumta para përballjes së sontme me Newcastle United, në ndeshjen e vlefshme për Carabao Cup, shkruajnë mediat angleze,

Më saktësisht, ekipi londinez është në një emergjencë totale pasi sonte do t’i mungojnë plot 10 lojtarë.

Bëhet fjalë për futbollistët: Romero, Udogie, Solanke, Davies, Dragusin, Kulusevksi, Bissouma, Takai, Maddison, ndërsa atyre iu shtua edhe lëndimi i fundit i Archie Gray.

Kjo do të jetë një kokëçarje për Tottenhamin, i cili në duelin e sontëm me Bardhezinjtë do t’i ketë në total në dispozicion vetëm 15 lojtarë.

Mesfushori 19-vjeçar Gray pritet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për të paktën katër javë.

Kapiteni Romero është duke u rikuperuar nga një dëmtim muskulor, kurse ‘transferimi rekord’ Solanke mungon për shkak të një problemi në kyçin e këmbës.

Mbrojtësi i majtë, Udogie gjithashtu ka munguar në tri ndeshjet e kaluara shkaku i dëmtimit në gju.

Në konferencë për shtyp, trajneri Thomas Frank tha se tre lojtarët do të mungojnë në stadiumin “St James’Park”, mirëpo ata kanë filluar me ushtrime dhe po rikuperohen.

Ndeshja mes Tottenhamit dhe Newcastlet, e vlefshme për xhiron e katërt të Carabao Cup, do të nisë prej orës 21:00.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy