Nga Kuvendi në skenë: Deputetja e VV-së merr vizë pune për Zvicër

by informim peje

Aktorja dhe deputetja e njohur, Adriana Matoshi, ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të gëzueshëm përmes një videoje në InstaStory, duke treguar se është pajisur me vizë pune për Zvicër.

“Vizen për punë e mora për me ardh në Zvicër”, dëgjohet duke thënë Matoshi me humor, ndërsa pranë saj ndodhet edhe aktori Ylber Bardhi, i cili shton me shaka: “Unë ilaçet për kokë i mora”, dhe aktorja Valina Muçolli, që i bashkohet me batutën: “Unë turshit i mora. Me datë 31 dhe 1 na pritni atje, ne jemi gati”.

banner

Kjo atmosferë gazmore vjen pak ditë para fillimit të ‘Zurich Shqip Up Comedy Festival 2025’, një ngjarje që pritet të mbledhë emrat më të njohur të humorit shqiptar në Zvicër, për dy mbrëmje plot të qeshura e energji pozitive më 31 tetor dhe 1 nëntor 2025, përcjell telegrafi.

Adriana Matoshi dhe Ylber Bardhi do të jenë bashkëprezantues të festivalit, që synon të sjellë më afër diasporës shqiptare kulturën dhe komedinë e vendlindjes.

Ky angazhim i ri shënon një tjetër hap përpara në karrierën artistike të Matoshit, e cila vazhdon të mbetet një nga figurat më të dashura e më aktive të skenës dhe ekranit shqiptar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy