Presidentja e vendit Vjosa Osmani është lajmëruar nga Riadi, nga ku paralajmëroi “shumë lajme të tjera të mira, në muajt që vijnë”.
“Do të punojmë pa ndalë që Kosova të forcohet në arenën ndërkombëtare”, deklaroi presidentja.
Ajo tha se “njohja nga Siria nuk ka ardhë brenda natës”, duke treguar për takimin e parë me presidentin e Sirisë në muajin prill dhe “nga atëherë ekipet tona janë në kontakt”, tha Osmani.
“Ajo vlerësoi ndërmjetësimin e Princit të Kurorës dhe kryeministrit të Arabisë Saudite, i cili është “përkrahës i jashtëzakonshëm i Republikës sonë”.
“Sot sollëm lajmin e mirë për Kosovën që Siria e ka njohur Republikën tonë, është një lajm i jashtëzakonshëm”, tha Osmani në një paraqitje direkte në faqen e saj në Facebook,
“Sot ky akt i vendosjes së raporteve diplomatike dhe i njohjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Sirisë është më shumë sesa njohje e sovranitetit shtetëror është njohje e sakrificës së gjatë për liri dhe njëkohësisht shprehje e përkushtimit të fortë të punojmë bashkë me Sirinë, dhe ne ta mbështësim Sirinë në procesin e shtetndërtimit të tyre”, tha Osmani tutje.

