Partitë presin konsultimet me të, Osmani në Arabi – Miftaraj ironizon: Kthehu në Kosovë, pastaj shko në Riad rri sa të duash

by Nexhat

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ironizuar me qëndrimin e presidentes Vjosa Osmani në Arabinë Sadudite në një kohë kur partitë po presin ftesën e saj për konsultime, pasi kryetari i LVV-së, Albin Kurti të dielën dështoi ta krijonte një shumicë të re parlamentare për zgjedhjen e qeverisë së re.

Osmani njoftoi sot për një takim me presidentin e Bullgarisë Rumen Radev në Riad dhe tregoi se “në qendër të bisedës ishin largimi i masave të padrejta ndaj Kosovës”.

banner

Miftaraj, ndërkaq, shkroi se si Osmani duhej të kthehej në Kosovë dhe t’i ftonte partitë politike parlamentare në konsultim për zgjedhjen e qeverisë së re apo shpalljen e zgjedhjeve të reja.

“Presidentja Osmani: z. Radev ndonjë fjalë të mirë në Bruksel me na i hjek sanksionet. Presidenti Radev: O na flasim, po tybe kush sna degjon. Po ti ne Kosove lirisht perdore kete diskutim qysh te pershtatet ty. Presidente kthehu ne Kosove, cakto takimin me lidere politik dhe pyeti a I kane a si kane votat. Nuk i kane votat, shpalli zgjedhjet. Pastaj kthehu prape ne Riad e rri sa te duash”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Osmani nuk i ka ftuar ende partitë politike për konsultime. Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, i tha Gazetës Express të dielën se ajo do ta bëjë këtë “gjithsesi brenda afatit kushtetues dhe në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy