Një aksident trafiku ka ndodhur në Pejë, më saktësisht në lagjen Fidanishte, mes një kamionete dhe një motori.
Nga pamjet që kanë dërguar lexuesit, shihet se në vendngjarje janë Policia e Kosovës si dhe zjarrfikësit.
Nuk dihet nëse nga ky aksident ka të lënduar.
Policia e Kosovës ende nuk është deklaruar për aksidentin

