Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka premtuar se në rrugën “Qamil Hoxha”, projekti do të bëhet fantastik siç është në “Rexhep Luci”.
Rama tha se pavarësisht që është ndërprerë projekti nga niveli qendror, punimet do të vazhdojnë pas 9 nëntorit.
I pari i kryeqytetit tha se punët nuk do të ndalen.
“E shijuam diellin e mëngjesit në sheshin “Rexhep Luci” Edhe rruga “Qamil Batalli”, e njohur si “Rruga te Pishat”, ka pas me u dok njejtë, por është blloku nga MKRS. Më vjen sinqerisht keq për bizneset dhe qytetarët atje, të cilët ende nuk e kanë hapësirën që e meritojnë si këta te sheshi “Rexhep Luci” Por pas 9 nëntorit, këtë projekt do ta realizojmë patjetër. Nuk ndalemi”, ka shkruar Rama

