Po mahnit Evropën, Bayern arrin rekordin e Milan, shifra fantastike

by Nexhat

Bayern Munich është kthyer në një makineri perfekte, një skuadër që nuk njeh rivalë, duke bërë që për ekipin e Kompany të flas e gjithë Evropa. Skuadra bavareze ka fituar të gjithë ndeshjet deri me tani, 13 nw 13, me 47 gola të shënuar dhe vetëm 9 të pësuar. Sigurisht, një skuadër plot yje, por suksesi nuk lidhet vetëm me emrat. Kompany ka krijuar një ekip që funksionon si orë zvicerane, duke rikthyer tek Bayern-i dominimin e viteve të arta.

Rezultatet e Bayernit kujtojnë një rekord historik: atë të Milanit të Fabio Capello-s në sezonin 1992/93, që nisi me po aq fitore radhazi. Sot, Bayern po bën diçka të ngjashme, ka shkatërruar rivalët edhe me rezultate të thella si Leipzig-un 6-0, Hamburgun 5-0 dhe Werder Bremen-in 4-0

banner

Kompany ka ruajtur sistemin klasik me katër mbrojtës dhe një qendërsulmues të vetëm Harry Kane, i cili po kalon një formë të jashtëzakonshme. Në mbrojtje ka luksin të zgjedhë mes emrave si Upamecano, Kim, Davies apo Tah, ndërsa në mesfushë komandën e mbajnë Kimmich dhe Goretzka. Në fazën ofensive, Olise, Luis Díaz, Gnabry dhe i riu Lennart Karl, vetëm 17 vjeç, po tregojnë se Bayern-i ka edhe të ardhme, jo vetëm të tashme.

Në lojë, Kompany ka sjellë një fleksibilitet modern, një futboll dinamik, pa pika referimi. Ekspertët e quajnë tashmë një nga skuadrat më interesante taktikisht në Evropë, krahas PSG-së dhe Bournemouth-it të Iraolës. Me shifrat në tryezë, në Mynih, tifozët kanë nisur të ëndërrojnë për një sezon të mbushur me trofe

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy