PZAP refuzon ankesën e VV-së, PDK konfirmohet fituese në Han të Elezit

by informim peje

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur si të pasafatshme ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) lidhur me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit 2025 në komunën e Hanit të Elezit.

Ankesa e Vetëvendosjes, e dorëzuar më 27 tetor, pretendonte se në këtë komunë kishte një numër të lartë votimesh me asistencë – 665 nga gjithsej 5,015 vota të vlefshme, apo 13.26%. Sipas partisë, kjo shifër është shumë më e lartë se numri real i personave me probleme të shikimit, duke ngritur dyshime për devijim të vullnetit të votuesve.

banner

Vetëvendosje kishte kërkuar anulimin e pjesshëm të vendimit të KQZ-së, rivotim në të gjitha vendvotimet e Hanit të Elezit dhe dërgimin e rasteve në prokurori.

Në përgjigje, KQZ ka theksuar se procesi i votimit me asistencë është zhvilluar sipas ligjit dhe rregulloreve zgjedhore, pa u raportuar ndonjë parregullsi gjatë ditës së zgjedhjeve.

Pas shqyrtimit të lëndës, PZAP vendosi të hedhë ankesën si të pasafatshme, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale në këtë komunë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy