Quni: Nëse shohim reflektim të liderëve politikë, e konsiderojmë koalicionin edhe me VV-në

by informim peje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka thënë se as pas zgjedhjeve potenciale të parakohshme nuk mund të krijohet një qeveri nga një parti.

Ai ka theksuar se bazuar në numra, që as LDK-ja nuk i ka, “nuk është e mundur” një gjë e tillë.

banner

Quni ka lënë të hapur mundësinë për bashkëpunim me secilën parti politike, edhe me Vetëvendosjes, por ai ka tërhequr vërejtjen se liderët politikë duhet të kenë kujdes me fjalorin.

“Nuk besoj që ndonjë parti do ta ketë atë mundësi që me forcat e veta ta krijojë qeverinë e radhës. Do të kemi nevojë që sërish të ulemi, të bashkëbisedojmë. Duke pasë parasysh situatat që do krijohet, liderët duhet ta kenë në konsideratë fjalorin, performancën, çfarë ambienti, klime krijojnë që pas rezultateve zgjedhore të krijojmë mundësitë të bashkëbisedojmë dhe të shohim për ndonjë qeveri”, u shpreh ai për KTV.

Quni ka shtuar më tej se partia e tij do të “vëzhgojë” performancën e të gjithë liderëve politikë.

“Kur dikush ka nevojë për një partner, bashkëpunëtor, natyrisht se ulet tensioni, agresiviteti. Ne do të vëzhgojmë me vëmendje performancën e gjithë liderëve, partive”.

Quni ka potencuar se LDK-ja mund të ndryshojë qëndrim sa i përket bashkëpunimit partiak edhe me VV-në, nëse ajo sheh “reflektim pozitiv”.

“Nëse shohim një reflektim, vërejmë se disa liderë që ndoshta edhe nuk kanë përvojë, kanë disa teke, ego të papranueshme, por e kuptojnë se në situata të tilla kanë nevojë për angazhimin e më shumë partive politike, nëse e shohim një reflektim pozitiv pse jo të mos e marrim në konsideratë një partner”, ka thënë Quni.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy