Raportimet se Sylejman Meholli i VV’së e ka kërcënuar Ferit Idrizin, Policia thotë se ka pranuar informatë për kanosje- detaje

by Nexhat

Raportohet se kryetari i Vushtrrisë dhe kandidati për kryetar komune nga radhët e PDK’së, Ferit Idrizi është kërcënuar nga kandidati i LVV për kryetar komune, Sylejman Meholli.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Gazetën Express se ka ndodhur një kanosje, derisa kanë shtuar se po vazhdojnë punën për zbardhjen e rastit.

banner

“Sot rreth orës 17:30 është pranuar informata për një Kanosje në rrugën Xhorxh Bush në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, tha zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana.

Raportohet se Meholli e ka fyer Idrizin me fjalët “pis, qen” dhe e ka kërcënuar duke i thënë: “Kam me t’u përgjigj familjarisht dhe kam me t’i lag qorapet!”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy