Kroacia ka refuzuar ta lirojë nga paraburgimi, Ana Murganiqin, ish-punonjëse e misioneve ndërkombëtare në Kosovë, e cila dyshohet për përfshirje në një aferë spiunazhi.
Kërkesa u refuzua nga Gjykata e Apelit në Spliit, për shkak të rrezikut të arratisjes.
Gjatë së martës, gazeta 24 sata raportoi se i dashuri i saj J.I, i cili ka qenë pjesëtar i kontigjentit kroat të KFOR-it, u lirua nga paraburgimi,
Hetimet fillestare kanë treguar se gjatë kontrollit të telefonave të tyre, është gjetur komunikim që tregon për transmetim të informacioneve të ndjeshme ushtarake drejt përfaqësuesve politikë serbë.
Dyshohet se Murganiq ka marrë nga partneri i saj të dhëna për lëvizjet dhe planet e trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, të cilat më pas i ka përcjellë drejt strukturave të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që bashkëpunon ngushtë me Beogradin.
Po ashtu, janë evidentuar edhe të paktën katër raste të rrjedhjes së informacionit sekret, përfshirë ato që lidhen me tensionet në Zubin Potok dhe arrestimin e ish-policit kosovar Dejan Pantiq në dhjetor 2022.
Ana Murganiq, më herët kishte punuar për EULEX-in, UNMIK-un, ku kishte arritur të krijonte kontakte me zyrtarë gjyqësorë por edhe figura të politikës serbe, .
Ajo do të mbetet në paraburgim deri në përfundim të fazës hetimore, ndërsa autoritetet kroate nuk përjashtojnë zgjerimin e hetimeve ndaj personave të tjerë të përfshirë në rrjetin e dyshuar të spiunazhit

