Shkarkimi i Veliajt/ Kongresi i Autoriteteve Lokale në Këshillin e Europës sjell mision monitorimi në Shqipëri në 17-19 nëntor

by Nexhat

Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës, Mathieu Mori, i është drejtuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me një letër ku e informon lidhur me vizitën e afërt të Komitetit të Monitorimit, i cili ka vendosur të zhvillojë një mision monitorimi në Shqipëri në datat 17-19 Nëntor 2025.

Në letër theksohet se qëllimi kryesor i vizitave të këtij lloji është përgatitja e një raporti të përditësuar mbi gjendjen e demokracisë vendore dhe/ose rajonale në një vend të caktuar. “Ato synojnë ta arrijnë këtë përmes një dialogu të hapur dhe konstruktiv me autoritetet e atij vendi, në nivelet shtetërore, rajonale dhe vendore. Dua t’ju informoj se Komiteti i Monitorimit i Kongresit e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve që do të monitorohen në vitin 2025. Për rrjedhojë, propozohet një vizitë monitoruese në vendin tuaj për datat 17–19 nëntor 2025”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Vendore

banner

Vizita e Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale vjen në një kohë kur Gjykata Kushtetuese po shqyrton ankimin e Veliajt lidhur me shkarkimin nga detyra si kryetar i Bashkisë së Tiranës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy