Si erdhi deri tek njohja e Kosovës nga Siria, flet ish-ambasadori Ahmeti

by Nexhat

Ish-ambasadori i Kosovës në Katar, Amir Ahmeti, ka komentuar njohjen e Kosovës nga Siria, duke e vlerësuar atë si rezultat të një angazhimi të vazhdueshëm institucional dhe diplomatik.

Në një lidhje direkte në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Ahmeti u shpreh se kjo njohje nuk ka ardhur rastësisht, por si rrjedhojë e punës së koordinuar mes institucioneve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë.

banner

“Kjo njohje vjen me angazhimin e institucioneve të Kosovës, që duhet përshëndetur. Është mirë të jetë një model se si duhet të sillen njohjet, domethënë me punë, angazhim dhe takime direkte me palën tjetër, në bashkëpunim me partnerët tanë. Nëse i shikojmë të gjitha njohjet që i ka marrë Kosova, asnjërën njohje nuk mundesh me gjetë që e ka sjellë Kosova me angazhimin e vetëm institucional. Pa ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë”, u shpreh Ahmeti. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy