Takimi trepalësh, MPJ e Arabisë Saudite del me deklaratë pas njohjes së Kosovës nga Siria

by Nexhat

Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudire ka shprehur mirënjohjen e Mbretërisë së Arabisë Saudite për njoftimin e Qeverisë Siriane lidhur me njohjen e  pavarësisë së Republikës së Kosovës,

Në njoftim thuhet ae kjo njohje u bë gjatë takimit trilaterar të mbajtur mes Princit të Kurorës, Presidentit të Republikës Arabe Siriane dhe Presidentes së Kosovës.

banner

“Mbretëria konfirmon mbështetjen e saj për përpjekjet që synojnë forcimin e stabilitetit dhe paqes rajonale dhe ndërkombëtare, bazuar në parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe respektimin e sovranitetit dhe pavarësisë së shteteve. Mbretëria gjithashtu vlerëson hapat pozitivë të ndërmarrë nga Republika Arabe Siriane nën udhëheqjen e saj të re për të forcuar marrëdhëniet me vendet vëllazërore dhe miqësore, duke reflektuar angazhimin e saj për bashkëpunim dhe dialog konstruktiv”, thuhet në komunikatë. 

“Mbretëria synon për të vazhduar koordinimin dhe bashkëpunimin me të gjitha palët për të mbështetur aspiratat e popujve për paqe, siguri dhe prosperitet.”, përfundon njoftimi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy