Mali i Zi ka përjetuar një rritje të incidenteve të dhunshme kundër emigrantëve turq që nga fundjava, duke përfshirë vandalizëm, sulme fizike dhe kërcënime verbale për linçim.
Shpërthimi i dhunës ndaj shtetasve turq filloi pas një sherri, në të cilin, sipas autoriteteve, shtetas turq dhe azerbajxhanas plagosën lehtë një banor të Podgoricës.
Për këtë dhunë në Mal të Zi disa akuzuar Serbinë se qëndron pas kësaj dhune për shkak dërgimit të dronëve turq për Kosovën.
Por, presidenti serb Aleksandar Vuçiq i hodhi poshtë si “të rreme” pretendimet se Mali i Zi po përdoret për të larë hesapet me Turqinë për dronët që dërguan në Prishtinë dhe theksoi se “individët nuk kanë agjendë tjetër përveçse të përhapin urrejtje ndaj gjithçkaje serbe”.
Ai tha se me “kënaqësi do të mirëpriste dhe do të priste” studentët nga Novi Pazari që po shkojnë në këmbë drejt Novi Sadit, por se nuk pajtohet me ideologjinë e tyre, siç tha ai, antiserbe.
Vuçiq foli për këtë çështje nga Uzbekistani ku po qëndron në vizitë.
Vuçiq e tha këtë kur u pyet nga një gazetar se si i komenton deklaratën e kryetarit të SDP-së së Malit të Zi, Ivan Vujoviq, se “Vuçiq po mban qëndrim kundër Turqisë përmes Malit të Zi për shkak të dronëve në Prishtinë” dhe deklaratën e shkrimtarit Andrej Nikolaidis se “problemet me turqit kanë firmën e Vuçiqit”.
Ai i përshkroi ata si “horra dhe gënjeshtarë”, raporton mediumi publik serb “RTS”./Express/

