Zgjedhjet në Holandë, e djathta populiste merr goditje, Wilders: Shpresonim për rezultat tjetër

by Nexhat

Lideri i ekstremit të djathtë holandez, Geert Wilders, ka pranuar se shpresonte për një rezultat ndryshe pas zgjedhjeve parlamentare në Holandë, ku sipas sondazheve pas votimit, partia qendrore D66 ka dalë fituese, ndërsa Partia për Lirinë (PVV) e tij është renditur në vendin e dytë.

“Votuesit e dhanë fjalën e tyre. Ne shpresonim në një rezultat tjetër, por kemi mbetur besnikë ndaj ideve tona,” shkroi Wilders në një reagim në platformën X (ish-Twitter).

banner

Megjithatë, ai theksoi se rezultati është sërish i rëndësishëm për partinë e tij:

“25 mandate do të ishin rezultati i dytë më i mirë që kemi arritur ndonjëherë. Ne mbetemi një forcë e madhe politike në Holandë. Ka gjasa që të mos jem pjesë e qeverisë nëse konfirmohet fitorja e D66,” deklaroi Wilders.

Rezultati i zgjedhjeve shënon një goditje për të djathtën populiste në Holandë, e cila shpresonte të fitonte terren pas rritjes së mbështetjes në muajt e fundit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy