Angli/ Habiten policët në Cambridge, shqiptari fshehu kokainën në të brendshme

by informim peje

Një 25-vjeçar shqiptar është dënuar me një vit burg në Angli, pasi policia zbuloi se ai kishte fshehur doza kokaine në të brendshme.

Më 4 nëntor 2023, gjatë një patrullimi rutinë në Cambridge, policia ndaloi një automjet tip Ford Fiesta, pasi dyshohej se po drejtohej pa mjete sigurimi. Shoferi, Tonin Bushi, pranoi se kishte vetëm një patentë shqiptare dhe nuk posedonte siguracion për makinën.

banner

Gjatë kontrollit, oficerët zbuluan 1,374 paund para të gatshme dhe tetë pako kokaine të fshehura në pantallonat e tij.

Në Gjykatën e Kurorës së Cambridge, Bushi u shpall fajtor për mosdorëzim, posedim të lëndëve narkotike të klasit të parë, pastrim parash dhe drejtim mjeti pa sigurim dhe u dënua me një vit burg.

“Ky rast tregon rëndësinë e patrullimeve proaktive për ndërprerjen e krimeve të lidhura me drogën. Oficerët reaguan menjëherë ndaj dyshimeve, duke konfiskuar drogë dhe para të paligjshme. Ne mbetemi të përkushtuar të godasim ata që dëmtojnë komunitetet tona përmes aktiviteteve kriminale”, deklaroi një nga hetuesit e ngjarjes, Morgan French.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy