Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku është deklaruar pas mbledhjes së kryesisë të kuvendit.
Ajo ka thënë se Kosova nuk është në situatë normale, dhe se, vendi është në krizë.
“Në emër të PDK qartësova që pika e vetëm e rendit të ditës që mund të trajtojmë është thirrja e seancës së re plenarë për të votuar ose mos votuar qeverinë e re, çdo gjë tjetër është shkelje e ligjit, shkelje e Kushtetutës. Ne nuk guxojmë të simulojmë normalitet, Kosova nuk është në situatë normale, sikurse që nuk guxojmë të ia lejojmë vetës që të merremi me zgjidhje të pjesshme. Kosova është në krizë, ka nevojë për institucione. Takimi te Presidentja është nesër, më mirë vonë se kurrë, dhe besojmë se liderët politike aty do të konfirmoj se a kanë shumicë parlamentare”, ka thënë ajo.
Ajo po ashtu është deklaruar s’ka shumicë të re parlamentare.
‘‘Është e qartë se nuk ka shumicë të re parlamentare, nuk kemi nevojë për taktizime, vendi ka nevojë për institucione’’, ka thënë ajo ndër tjerash

