‘‘Duke nxjerrë mësime nga Kosova’’, dikur i luftonte, sot Kurti flet për të ardhmen e misioneve paqeruajtëse

by Nexhat

Albin Kurti, kryeministër në detyrë, i cili ka marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, ku ka qenë pjesë diskutimit “Paqeruajtja në një udhëkryq: E ardhmja e misioneve të OKB-së dhe përgjegjësia globale”, ka thënë se mund të nxirren mësime nga përvoja e Kosovës lidhur me misionet paqeruajtëse të OKB-së.

Përmes një postimi në platformën ‘’X’’, Kurti, ka specifikuar si elemente thelbësore për suksesin e këtyre misioneve, besimin e qytetarëve e udhëheqjen e fortë.

banner

‘’Faleminderit Forumit të Paqes në Paris për ftesën që të flas mbi të ardhmen e misioneve paqeruajtëse të OKB-së, duke nxjerrë mësime nga përvoja e Kosovës. Besoj se besimi i qytetarëve, udhëheqja e fortë – si ajo që kemi pasur me Bernard Kouchner dhe Sérgio Vieira de Mello – si dhe një mandat me fushëveprim të qartë dhe kohëzgjatje të kufizuar, janë elemente thelbësore për suksesin e çdo misioni’’, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, në të kaluarën, Kurti ka qenë një prej zërave më kritikë ndaj misioneve paqeruajtëse në Kosovës. Misionet si ai i UNMIK-ut, dhe ai i EULEX-it, kanë qenë misione të kundërshtuara prej tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje që ai drejton.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy