Grabitje filmike në Francë: Të maskuar si policë sulmojnë punishten e arit/Video

by informim peje

Një grabitje ka bërë bujë në Francë, pasi një grup personash të armatosur dhe të maskuar si oficerë policie sulmuan një punishte ari në jug të vendit.

Grabitësit e pajisur me armë automatike dhe eksplozivë sulmuan punishten “Pourquery” në Lyon, e specializuar në përpunimin e metaleve të çmuara.

banner

Dëshmitarët okularë raportuan se autorët, të veshur si policë, thyen xhamat e laboratorit dhe hynë me forcë brenda.

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon grabitësit duke përdorur një shkallë për të kaluar gardhin e laboratorit. Policia njoftoi se ka arrestuar pesë të dyshuar dhe se mallrat e vjedhura janë rikuperuar.

Ngjarja ndodhi në të njëjtën ditë kur pesë persona të tjerë u arrestuan në lidhje me grabitjen e bizhuterive në Luvër.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy