Hargreaves për njohjen nga Siria: E rëndësishëm për pozitën ndërkombëtare të Kosovës, e forcon paqen e stabilitetin

by Nexhat

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, e ka mirëpritur njohjen e Kosovës nga Siria, duke e cilësuar të njëjtin si hap të rëndësishëm për pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

Ambasadori ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar ka qëndruar përkrah Kosovës që nga dita e parë dhe se, vazhdon të inkurajojë të gjitha vendet që t’i bashkohen konsensusit në rritje në mbështetje të pavarësisë.

banner

‘‘E mirëpres njohjen e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur nga Siria. Ky është një hap i rëndësishëm përpara për pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe rrugëtimin e saj euroatlantik. Mbretëria e Bashkuar ka qëndruar me krenari përkrah Kosovës që nga dita e parë dhe vazhdon të inkurajojë të gjitha vendet që t’i bashkohen konsensusit në rritje në mbështetje të pavarësisë, demokracisë dhe të ardhmes shumetnike të saj. Njohja ka rëndësi – ajo forcon paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin në mbarë Ballkanin Perëndimor’’, ka shkruar ambasadori britanik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy