Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, është deklaruar për media pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, të thirrur nga ana e tij.
Basha ka pohuar se ‘‘asnjëherë në historinë e Republikës nuk kanë ndodhur mbledhjet e kryesisë pa votimin e Qeverisë’’, porse ai i ka ftuar anëtarët e kryesisë duke pasur parasysh ‘’disa çështje urgjente’’.
“Fillimisht ju njoftojë që arsyeja e vetme ka qenë se jemi në rrethana të jashtëzakonshme. Është e vërtetë që asnjëherë në historinë e Republikës nuk kanë ndodhur mbledhjet e kryesisë pa votimin e Qeverisë por meqenëse ditën e diel nuk u votua qeveria atëherë unë marrë parasysh disa çështje urgjente që e presin vendin kam dashtë me i thirr anëtarët e Kryesisë për me i diskutu këto çështje’’, ka thënë ai.
Si çështje të parë, Basha përmendi buxhetin e RTK-së, duke thënë sot ka planifikuar të votohet raporti dhe të ekzekutohet buxheti për RTK-në.
‘‘E para ka qenë buxheti për RTK-në. Kam takuar edhe sindikatën dhe bordin dhe sa për njohurinë tuaj, drejtorit i skadon afati të premten dhe RTK-ja është pa buxhet. Unë pas diskutimeve që kam pas me ta si kryetar kuvendi i kam dhënë mbështetjen dhe formën e vetme për me ecë përpara është që ne si kryesi i formojmë grupet parlamentare, gjithashtu e bëjmë ndarjen e komisioneve parlamentare, i votojmë me një seancë dhe kam kërkuar që të votohen këto raporti i RTK-së në Komisionin për Buxhet dhe Financa dhe të ekzekutohet buxheti për RTK-në. Unë e pata paramenduar që do të gjejë mirëkuptimin te anëtarët e kryesisë rrjedhimisht kam dashtë me bo kërkesë me ftu seancë të jashtëzakonshme nesër në mëngjes, për me përfundu themelimin e komisioneve dhe ato kanë mujt menjëherë pas seancës me votu raportin e RTK-së” , ka deklaruar Basha pas seancës

