Kryeshefi i IPK-së pret Shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë

by informim peje

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj, priti sot në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano.

Gjatë takimit, Hodaj e informoi Barbanon për punën, aktivitetet dhe të arriturat e IPK-së, si dhe për përkushtimin e institucionit në forcimin e llogaridhënies dhe profesionalizmit brenda Policisë së Kosovës.

banner

Nga ana tjetër, Barbano falënderoi Kryeshefin e IPK-së për pritjen dhe theksoi rolin e rëndësishëm që luan Inspektorati Policor në avancimin e sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Ai gjithashtu vlerësoi diskutimet e hapura dhe konstruktive mes dy institucioneve.

Në përmbyllje të takimit, Hodaj e falënderoi Misionin e EULEX-it për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar në përmbushjen e mandateve ligjore të IPK-së dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy