Largohet azbesti nga hapësirat te stacioni i trenit, Rama: Hap i madh për një Prishtinë të shëndetshme

by Nexhat

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se e kanë larguar azbestin nga tulltorja dhe depoja afër stacionit të vjetër të trenit.

Azbesti vlerësohet material i rrezikshëm kancerogjen, andaj heqjen e tij, Rama e pa si një hap të madh drejt një Prishtine të shëndetshme.

banner

“Largimi i azbestit nga Tulltorja dhe Depoja pranë Stacionit të vjetër të trenit është një hap i madh drejt një Prishtine më të shëndetshme!  Po pastrojmë gjurmët e së kaluarës për t’i hapur rrugë një të ardhmeje të gjelbër, të sigurt dhe të qëndrueshme”, ka shkruar Rama.

I pari i kryeqytetit këtë e vlerësoi si “përtej një projekti mjedisor”.

“Ky është më shumë se një projekt mjedisor ,është kujdes për shëndetin e qytetarëve tanë dhe për jetën në Kryeqytet”, ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy