Në 13 nëntor, në Romë, do të zhvillohet mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Italisë, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.
Mësohet se takimi do të fokusohet në forcimin e partneritetit dypalësh në fusha kyçe si shëndetësia, energjia, mjedisi, siguria dhe mbrojtja, menaxhimi i migracionit, arsimi, inovacioni dhe diaspora.Kjo mbledhje vjen pas vendimit të qeverisë shqiptare, e cila një ditë më parë miratoi në parim marrëveshjen për bashkëpunim strategjik me Italinë

