Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se çdo dialog me Japoninë në lidhje me një traktat paqeje mund të fillojë vetëm pasi Tokio të heqë dorë nga ajo që Moska e përshkruan si kursin e tij “anti-rus”.
Sipas mediave të huaja, zëdhënësja e ministrisë, Maria Zakharova, shtoi se ishin politikat aktuale të Japonisë ato që e kishin çuar bashkëpunimin dypalësh në një rrugë pa krye.
Rusia, pasardhësja kryesore e Bashkimit Sovjetik dhe Japonia nuk kanë nënshkruar kurrë një traktat paqeje që i jep fund zyrtarisht armiqësive të tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Që nga shpërthimi i luftës së Rusisë në Ukrainë në vitin 2022, Japonia është shfaqur si mbështetësja më e vendosur e Kievit në rajonin Indo-Paqësor, duke ofruar mbështetje të gjerë financiare, por jo-vdekjeprurëse, duke përfshirë sanksione kundër Rusisë dhe ndihmë humanitare.

