Një mandatar i ri nga VV për qeverinë?, Haxhiu: Nesër shkojmë te Presidentja, aty e japim qëndrimin

by Nexhat

Nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se nesër do të jenë prezentë në takimin e ftuar për liderët partiakë nga presidentja Vjosa Osmani.

E pyetur nëse do ta pranojnë edhe njëherë mandatarin, ajo tha se aty e shpalosin qëndrimin e tyre. “Nesër ne do të jemi në takimin e thirrur nga presidentja Osmani dhe natyrisht që do t’i themi qëndrimet tona në raport me situatën aktuale. Pra, gjithçka në kohën e vet. Nesër do ta japim qëndrimin e VV-së”.

banner

Ajo u pyet edhe për mbledhje të nënshkrimeve, por tha se ato s’kanë të bëjnë me mandatarin.

“Nuk ka nënshkrime. Në asnjë letër s’kam vendosur nënshkrimin përveçse për të formuar grupet parlamentare. Nëse do të ketë ndonjë nënshkrim tjetër apo ndonjë veprim tjetër nga Lëvizja Vetëvendosje unë ju njoftoj”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy