Dimal Basha, kryetar i Kuvendit, është deklaruar pas mbledhjes së kryesisë së kuvendit, duke thënë se ‘’situata është e jashtëzakonshëm’’.
“Na e dimë që jemi në situata të jashtëzakonshme. Unë kam bërë thirrje sot për kryesinë e Kuvendit. Qëllimi ka qenë për me i hap diskutimet për tri çështje, por edhe disa pika të rendit që kanë mbetur nga legjislatura e kaluar. Fillimisht po iu njoftoj se arsyeja e vetme ka qenë për shkak se jemi në rrethana të jashtëzakonshme, është e vërtetë që asnjëherë në historinë e Republikës nuk ka ndodh pa votimin e Qeverisë, por meqenëse në ditën e diel nuk u votua qeveria, atëherë unë marr parasysh disa çështje urgjente që i pret vendi, unë kam dashur të thërrasë anëtarët e kryesisë për të sqaruar këto çështje’’, ka thënë ai.
Tutje, i pyetur se si mund të krijohen komisionet kur ende s’dihet se kush është ‘’pozitë’’ e kush ‘’opozitë’’, ai ka thënë se kjo ka mund të bëhet me vullnet politik.
‘’Tash po pajtohemi që nuk ka pozitë e as opozitë, por me pas vullnet politik kishim ardh në dakordancë me i nda këto 14 komisione parlamentare që i kemi pas veç sa fazë tranzicionale për me i miratu buxhetet në fjalë. Pastaj nëse kemi qeveri të re, e kemi dikastere të reja, Kuvendi nuk ia ndalon askush për më i themelu komisione të tjera parlamentare’’, ka deklaruar ai.

