Peci: Kosovës i duhet një lidership progresiv e liberal për të siguruar mbështetje të fuqishme perëndimore

by Nexhat

Ish-diplomati Lulzim Peci ka vlerësuar se viti 2025 do të mbahet mend si vit i rëndësishëm për afirmimin ndërkombëtar të Kosovës, pas tri njohjeve të reja nga Kenia, Sudani dhe Siria.

Ai tha se këto njohje kanë krijuar një dinamikë të re legjitimiteti për shtetësinë e Kosovës, pas një periudhe stanjacioni që nga viti 2020.

banner

Sipas Pecit, kjo prirje lidhet me ndryshimet gjeopolitike globale dhe dobësimin e ndikimit rus.

Ai shtoi se këto zhvillime mund të hapin rrugën për anëtarësimin e Kosovës në organizata si INTERPOL dhe UNESCO, por paralajmëroi se për këtë nevojitet një lidership qeveritar progresiv e liberal dhe mbështetje më e fortë nga vendet perëndimore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy