Një aeroplan zbulues rus i tipit Il-20 është zbuluar, teksa fluturonte mbi Detin Baltik me transponderin e fikur, njofton forca ajrore polake.
Më pas, ai është eskortuar jashtë zonës së përgjegjësisë së NATO-s nga avionë luftarakë polakë Mig-29.
Tani Polonia ka publikuar fotografi nga incidenti.
“Falë gatishmërisë së lartë luftarake dhe profesionalizmit të ekipeve në detyrë, pilotëve dhe personelit tokësor, operacionet u kryen në mënyrë efektive, të qëllimshme dhe të sigurt,” shkruan forca ajrore polake në platformën X.


