Takimi për pagën minimale, Tahiri: Korrupsion elektoral me paranë publike- Qeveria për tre vite injoroi ligjin

by Nexhat

Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me diskutimet e sotme të bëra rreth pagës minimale, për të cilën kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi pas takimit me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati ka thënë se janë pajtuar që paga minimale të jetë 500 euro siç ata planifikojnë.

Tahiri këtë e ka cilësuar si ‘’manipulim elektoral me paranë publike’’, dhe se e njëjta s’është politike sociale.

banner

‘‘Loja me pagën minimale dhe shpërndarja e buxhetit të shtetit për përfitime puro partiake nga pushteti aktual, ndërkohë që për tre vite rresht është injoruar plotësisht ligji për pagën minimale dhe ai për pagat në sektorin publik, ka vetëm një emër: Korrupsion elektoral.

Kjo s’është politikë sociale, është manipulim elektoral me paranë publike”, ka shkruar Tahiri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy