Vuçiq e vajton kohën e Assadit pasi Siria njohu dje Kosovën shtet, thotë se ndikoi shumë Turqia

by Nexhat

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka thënë sot se lajmi për njohjen e Republikës së Kosovës nga Siria ishte i pritshëm, .

Sipas tij, Siria tashmë është nën ndikimin e madh të Turqisë dhe një vendim i tillë s’është gabim të thuhet që ishte i pritshëm të ndodhte.

banner

Presidenti serb e ka vajtuar kohën kur Bashar Al Assad ishte në pushtet, duke thënë se ai kishte qëndrim të pavarur dhe të lirë.

“Lajmi i pritur është njohja nga Siria. Ishte e qartë sa shumë kishte rëndësi qëndrimi i pavarur dhe i lirë i Bashar al-Asadit sa kohë që ai ishte në pushtet. Është e qartë se kur dikush vjen në pushtet që është nën ndikimin e madh të njërit prej vendeve kryesore në rajon, siç është Turqia, nuk është e pavend të theksohet se kjo ishte e pritshme”, ka thënë Vuçiq sot për gazetarët


banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy