Qeveria në detyrë sot mori disa vendime ndër të cilat edhe atë shumë të diskutueshëm të buxhetit për vitin 2026 ndonëse nuk dihet nëse do të shqyrtohet në Kuvend.
Qeveria sot ka miratuar Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026, në vlerë prej rreth 4 miliardë euro apo 3 miliardë e 967 milionë e 600 mijë euro.
Po ashtu, qeveria ka marrë vendim për rritjen e shumës së përfitimit të skemave pensionale të financuara nga shteti duke filluar nga muaji nëntor 2025.
Pensionet bazike — sociale: nga shuma aktuale prej 120 euro në shumën prej 150 euro.
Të gjitha vendimet:
• Miratuar Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026, në vlerë prej rreth 4 miliardë euro apo 3 miliardë e 967 milionë e 600 mijë euro.
• Miratuar vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore për nevoja të Institucioneve Qendrore të Sigurisë së Republikës së Kosovës, Atmaxhë – Komuna Prizren dhe Banjë – Komuna Malishevë. Me miratimin e këtij Vendimi Përfundimtar për shpronësim, përfundon procedura e shpronësimit dhe krijohet mundësia për realizimin e projektit për nevoja të Institucioneve Qendrore të Sigurisë së Republikës së Kosovës.
• Miratuar kërkesën e komunave Prishtinë, Gjilan dhe Zubin-Potok për aprovimin e Buxhetit, pas miratimit të Buxhetit për vitin 2025 nga kuvendet komunale.
• Miratuar rregulloren mbi Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Mbështetjes Publike Financiare për Skenën e Pavarur Kulturore. Ky akt nënligjor rrjedh nga Ligji mbi Artin dhe Kulturën. Kjo rregullore parasheh riorganizimin e mënyrës së mbështetjes për Skenën e Pavarur Kulturore. Janë adresuar nevojat dhe kërkesat të cilat kanë ndryshuar me kohën dhe legjislacioni në fuqi nuk ka arritur t’i plotësojë më tutje. Ky model më i thjeshtuar burokratik për aplikim në fonde publike, lehtëson mbështetjen e institucioneve për skenën e pavarur kulturore.
• Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje.
• Ndarë mjete buxhetore në shumë prej 40 mijë euro për meremetimin e kulmit të Kullës III në Rrugën “Ali Vitia”- Emshir Prishtinë, pas dëmtimit nga zjarri.
• Miratuar rritjen e shumës së përfitimit të skemave pensionale të financuara nga shteti duke filluar nga muaji nëntor 2025:
1.1 Pensionet bazike — sociale: nga shuma aktuale prej 120 euro në shumën prej 150 euro;
1.2. Skema e fëmijëve me aftësi të kufizuar 1-18: nga shuma aktuale prej 120 euro në shumën prej 150euro;
1.3. Pensionet e aftësisë së kufizuar: nga shuma aktuale prej 120 euro në shumën prej 150 euro;
1.4. Pensioni familjar: nga shuma aktuale prej 120 euro në shumën prej 150 euro;
1.5. Pensioni invalidor i punës: nga shuma aktuale prej 120 euro në shumën prej 150 euro;
• Ndarë mjete buxhetore në shumë prej dhjetë milionë euro (10,000,000.00), me qëllim rritjen e vlerës së Shtesave për Fëmijë për pesëdhjetë për qind (50 %) mbi vlerën aktuale, duke filluar nga muaji nëntor 2025.
• Miratuar Pagën e re Minimale në Republikën e Kosovës, nga 350 euro në 500 euro. Rritja do të bëhet në dy faza. Faza e parë nis nga data 1 janar 2026, kur paga minimale do të jetë 425 euro në muaj për orar të plotë. Faza e dytë fillon nga data 1 korrik 2026, kur paga minimale do jetë 500 euro në muaj për punë me orar të plotë.
• Miratuar nismën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për negocimin e Marrëveshjes së Grantit për Shërbime Ekspertësh në Sektorin e Energjisë dhe Klimës për Kosovën, në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe KfË, Frankfurt am Main
 
  
  
  
 

