Luciano Spalletti është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i Juventus. Në konferencën e tij të parë për mediat, ish tekniku “azzurr” pranoi se ndjesitë janë pozitive për këtë detyrë, ndërsa shtoi se objektivi i tij është të dërgojë “Zonjën e Vjetër” në nivele të larta:
“Ndjesitë e para janë pozitive, të gjithë e njohim historinë e këtij klubi. Dëshira ime është të rikthej Juventus në nivele të larta. Kam shumë respekt për Tudor dhe për punën që ka bërë. Do të gjej një skuadër në kushte të mira, por duhet të punojmë. Për një klub si Juventus është e rëndësishme të rikthehet në Champions, por të tjerët po vrapojnë. Nëse nuk do të kisha besuar në potencialin e kësaj skuadre përse duhet të pranoja një kontratë për 8 muaj? Nuk kisha asnjë problem për të pranuar këtë propozim. Juve ka një grup të mirë dhe ekzistojnë të gjithë mundësitë që të arrijmë objektivat”, u shpreh Spalletti gjatë prezantimit të tij si trajneri i ri i Juventus
 
  
  
  
 

