FBI parandalon sulm terrorist në prag të Halloween-it në Michigan

by engel

FBI ka ndërhyrë me sukses për të parandaluar një sulm të mundshëm terrorist që pritej të ndodhte gjatë festimeve të Halloween-it në shtetin e Michiganit.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i agjencisë, Kash Patel, i cili njoftoi në platformën X se disa persona janë arrestuar mëngjesin e së premtes si të dyshuar për organizimin e një sulmi të dhunshëm gjatë fundjavës.

banner

“Sot në mëngjes, agjentët tanë kanë parandaluar një akt të mundshëm terrorist dhe kanë arrestuar disa individë që dyshohen se po përgatiteshin të sulmonin gjatë Halloween-it,” shkroi Patel, duke shtuar se hetimet janë ende në zhvillim dhe detaje të tjera do të publikohen në orët në vijim.

Shefi i FBI-së falënderoi agjentët federalë dhe forcat vendore të rendit për “përkushtimin e tyre të vazhdueshëm në mbrojtjen e sigurisë kombëtare”.

Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë ende informacion mbi numrin e të arrestuarve, identitetin e tyre apo lidhjet e mundshme me grupe ekstremiste, por burime nga mediat lokale raportojnë se niveli i alarmit të sigurisë është rritur në disa qytete të Michiganit.

Hetimet pritet të hedhin dritë mbi motivimet dhe objektivin e mundshëm të personave të ndaluar, ndërsa FBI vijon kontrollet në disa lokacione të lidhura me rastin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy