“Allianz Arena” e Bayern Munich do të jetë vendi ku do të luhet finalja e Champions League në vitin 2028, ka konfirmuar UEFA të premten.
Munich ka qenë mikpritës i finales edhe më parë: në vitet 1979, 1993 dhe 1997 me “Olympiastadion”, si dhe në vitet 2012 dhe 2025 me “Allianz Arena”. Qyteti gjerman e ka pritur edhe finalen e vitit 2025, ku Paris Saint-Germain ka mposhtur Inter me rezultat 5-0.
Këtë sezon, finalja zhvillohet në “Puskas Arana” të Budapest, ndërsa për vitin 2027 nikoqire në “Metropolitano” të Madrid.
Për finalen e vitit 2029, UEFA do të vendosë në shtator të vitit 2026 se cili stadium do të presë ndeshjen më të rëndësishme të futbollit evropian

