Gjyqi ndaj Sveçlës, Zybës e Pacollit i caktuar për sot, urdhri për t’i çuar me forcë nga policia ende në fuqi

by informim peje

Sot do të mbahet seanca ndaj ministrit në detyrë të Brendshëm, Xhelal Sveçla, si dhe deputetëve Salih Zyba dhe Fitore Pacolli, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend më 2018.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim tyre, të cilët akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të 2018-ës dhe urdhri vazhdon të jetë në fuqi.

banner

Këta tre kishin munguar në seancën e datës 16.09.2025 dhe mungesën e tyre nuk e kishin arsyetuar, prandaj gjykata ka lëshuar urdhrin për sjellje me detyrim.

Seanca do të mbahet sot, kishte konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, në një përgjigje për Gazetën Express.

Ajo kishte thënë se gjykata ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura dhe ka urdhëruar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë veprimet e mëtejme procedurale për të siguruar prezencën e të pandehurve në seancën e radhës.

“Ju njoftojmë se në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, është duke u zhvilluar procedura penale kundër të pandehurve, D.M., XH.S., S.Z., dhe F.P.D, për shkak që secili veç e veç kanë kryer veprën penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm, nga neni 375 paragrafi 1 dhe veprës penale Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare nga neni 409 paragrafi të KPRK-së. Gjyqtari i kësaj çështje penale, për shkak se të pandehurit F.P.D, S.Z., dhe XH.S kishin munguar në seancën e datës 16.09.2025 dhe mungesën e tyre nuk e kishin arsyetuar, ka vendosur jashtë seancës dhe ka lëshuar Urdhëresë për sjellje me detyrim kundër të pandehurve F.P.D, S.Z., dhe XH.S”, tha ajo.

Urdhëresën do ta ekzekutojë Policia e Kosovës.

Sveçla, Pacolli-Dalipi, Zyba, si dhe ish-deputetja Drita Millaku akuzohen se më 21 mars 2018, rreth orës 12:10 e deri në orën 15:40, kanë ndezur disa bombola të gazit lotsjellës, të cilat i kishin hedhur brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, ku po mbahej seanca plenare e si rrjedhojë e kësaj, të gjithë deputetët ishin detyruar ta lironin sallën e Kuvendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy