Krasniqi: Do të krijojmë qeveri të re pa Kurtin e VV, s’do të ketë zgjedhje në prill sepse do ta zgjedhim edhe presidentin

by Nexhat

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se zgjedhjet e ardhshme do të prodhojnë qeveri pa Albin Kurtin e Vetëvendosjen.

Ai tha se zgjedhjet tjera të përmendura për prill nga Kurti janë tentim-kërcënim, ndërsa tha se nëse ka zgjedhje tash, ato do të prodhojnë stabilitet për pesë vjetët e ardhshme, përfshirë edhe zgjedhjen e presidentit apo presidentes.

banner

“Mos u mërzit se s’do të jetë kjo gjendje. Do ta krijojmë qeverinë e re pa Albin Kurtin dhe pa Vetëvendosjen. Pritshmëritë tona janë që t’i fitojmë zgjedhjet e ardhshme dhe ta udhëheqim qeverinë e Kosovës, me pasë një Kuvend funksional, shumicë të mjaftueshme dhe po ashtu me e bë të qartë atë tentim-kërcënimin që Kurti po ia bën sidomos partnerëve minoritarë, nuk do të ketë zgjedhje në prill. Nëse kemi zgjedhje tash, unë jam i bindur që këto zgjedhje do ta prodhojnë stabilitetin për pesë vjetët e ardhshme edhe me zgjedhje të presidentit apo presidentes edhe me qeveri”, tha Krasniqi duke iu përgjigjur gazetarëve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy