Krasniqi: Kurti s’mund ta rikthejë besimin e humbur të qytetarëve e as t’i blejë votat për balotazh e zgjedhje parlamentare

by Nexhat

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës në detyrë ku u miratua buxheti për vitin 2026 dhe u rritën pensionet e shtesat për fëmijë.

Krasniqi ka thënë se Kurti s’mund ta rikthejë besimin e humbur të qytetarëve dhe s’mund ta rrijë qëllimin për t’ua blerë qytetarëve botën para balotazhit dhe zgjedhjeve parlamentare.

banner

Postimi i plotë:

Thesi i mashtrimeve të një “babadimri” që kurrë s’erdhi për qytetarët e Kosovës, sado që premtoi çdo vit për pesë vjet, s’mundet me e rikthy besimin e humbur të qytetarëve e as nuk mund të arrijë qëllimin e blerjes së votës për balotazh dhe për zgjedhje parlamentare.

Krejt ato që sot u thanë në mbledhjen e fundit të kësaj qeverie, e që s’u bënë pesë vjet me radhë, do të bëhen: më mirë, më shumë e më shpejt, por me qeverinë e ardhshme, pa Albin Kurtin e pa Vetëvendosjen.

Mashtrimi elektoral nuk kalon. Uji i turbullt s’pihet dy herë!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy