Kurti ngushëllon për vdekjen e Fatos Nanos: Figurë qendrore e historisë politike shqiptare

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, duke e cilësuar atë si një figurë qendrore të historisë politike shqiptare në periudhën e tranzicionit.

Kurti ka kujtuar dy takimet që kishte pasur me Nanon, të parin në fillim të vitit 2002, pak muaj pas daljes nga burgu në Serbi, dhe të dytin gjatë mandatit të Nanos si kryeministër, ku ishte i pranishëm edhe Adem Demaçi dhe Arbën Xhaferi.

banner

“Në kujtesë më kanë mbetur bisedat e tij plot pasion për politikën me Bacin Adem, simbolin e rezistencës sonë, dhe me Arbën Xhaferin, liderin politik aq origjinal”, shkroi Kurti.

Ai theksoi se emri i Nanos do të mbetet i dendur në historinë moderne të shtetit shqiptar dhe të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Kosovës, përfshirë rolin e tij gjatë viteve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ngushëllime familjes Nano, bashkëpunëtorëve dhe bashkëpartiakëve të tij. U kujtoftë mes kryeministrave të Shqipërisë për rolin e tij historik”, përfundoi Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy