Kusari: VV dhe qeveria Kurti janë fajtorët e vetem per gjendjen ne RTK

by informim peje

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka bërë me dije se qeveria nuk duhet t`i lërë pa paga punëtorët e RTK-së.

Ajo ka vlerësuar se krejt çka duhet të bëj Albin Kurti është nënshkrimi i vendimit të njëjtë që e ka nënshkruar para tre muajve.

banner

Në profilin e saj në “Facebook”, Kusari ka shkruar se VV-ja dhe qeveria Kurti janë fajtoret e vetme për gjendjen në RTK.

“A do te paguhen punetoret e RTK-se sot apo VV do te vazhdoje te ushtroje presion politik permes presionit financiar? Krejt cka duhet eshte Kurti me nenshkru vendimin e njejte qe e ka nenshkru para tre muaje. As ma pak as ma shume. VV dhe qeveria Kurti jane fajtoret e vetem per gjendjen ne RTK. E kane pase gjysme dekade kohe me bo transmetuesin shembull por s’kane dashte, sepse kane pase qejf me e kontrollu. As se kane rregullu, e as se kane vendose plotesisht ne kontrolle qysh kane qejf. Pra deshtim i dyfishte nga ta. Kur t’i shihni ‘lajmet’ ne RTK ku thone opozita i ka fajet per gjendjen ne RTK, mos i besoni. Ato jane propagande e poshter e VV-se qe as militantat e vet se besojne ma”, ka shkruar Kusari.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy