Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se këtë fundjavë pritet mot më i ngrohtë, me kthjellime dhe diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë në 20 deri 22 gradë Celsius.
Të hënën, temperaturat mbeten të larta deri në 20 gradë, por pritet shtim i vranësirave dhe gjatë mbrëmjes reshje shiu që do të vazhdojnë në natën dhe mëngjesin e së martës.
Pas reshjeve, temperaturat do të bien ndjeshëm deri në 12 gradë Celsius
Ndërkaq nga e mërkura, parashihet mot kryesisht i kthjellët, me temperatura maksimale deri në 15 gradë Celsius.
Era do të ndryshojë drejtim nga jug në verilindje, me hove deri në 10 m/s të hënën në mbrëmje

